Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë

Të gjithë ata që e kujtojnë edicionin e parë të “Dancing with the stars”, risjellin në mendje edhe partnerin e Alketa Vejsiut në skenë. Genti Zotaj, edhe pse zgjodhi të tërhiqet nga ekrani dhe të ushtrojë profesionin e tij si ekonomist, nuk iu largua vëmendjes së publikut. Një nga djemtë simpatikë të ekranit, një vit më parë i ka dhënë fund beqarisë me partneren e tij Florinda Lika, me profesion farmaciste, ndërsa dje është bërë baba i një vajze.

Bashkëshortja e Gentit ka sjellë në jetë një vajzë që çifti e ka pagëzuar me emrin Tara. Në foton e parë me të bijën në krah, Genti ka shkruar: “Mirë se erdhe në jetë Tara, bija ime e bukur. Nuk ka asnjë dyshim që ti je dhe do mbetesh pjesa më e bukur e jetës sime. Zoti te dhëntë shëndet dhe lumturi engjëll i vogël”

Urime për çiftin dhe vajzën e tyre të sapolindur! /RC

Share With:
Translate »
1080 Views