Moderatorja e njohur jep lajmin e ëmbël për fundvit: Jam në pritje të vajzës së katërt

Lajmet e bukura për fundvit duket se nuk paskan fund. Moderatorja e njohur, Ermira Çausholli na ka surprizuar të gjithëve me një foto që ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.


Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se është në pritje të ëmbël, tashmë prej pesë muajsh.
“Para se të mbyllet ky vit, do të ndajmë me ju lajmin më të bukur për familjen tonë. Jemi në pritje të ëmbël për herë të katërt, dmth Mira është pesë muajshe e gjysëm shtatzanë“, shkruan prezantuesja.


Ermira është e martuar prej shumë vitesh me Arditin, i cili nuk ka lidhje me fushën e artit, por së bashku ata kanë krijuar një familje mjaft të lumtur. Çifti ka tre vajza, ndërkohë sipas “News 31” edhe fëmija i katërt, i cili pritet të vijë në jetë gjatë 2019 është një vajzë.

Ermira Çausholli ka drejtuar programin “Histori Dashurie”, nje cikël shume i dashur per shqiptarët dhe së fundmi ka qenë në ekran me “Tangram”, kushtuar femijëve.

Share With:
Translate »
874 Views