Moderatorja tregon historinë e motrës që u bë nënë kur ishte vetëm 18 vjeçe

Pak ditë më parë Brunilda Lahe na prezantoi motrën e saj 5 vite më të vogël, Inën. Ndërsa sot në një intervistë për emisionin “Rudina” moderatorja e shoqëruar nga motra tregon historinë e 10 viteve më parë, kur Ina në moshën 18-vjeçare mbeti shtëtzënë me fëmijën e saj të parë e të vetme deri tani.

“Ina ishte 18 vjeç dhe donte domosdo ta sillte në jetë atë krijesë. Amelia ka bekuar plotësisht jetën tonë. Kur e shikoja shtatzënë, shikoja një vogëlushe me bark. Nuk e vuri në asnjë moment si dyshim. Ina ka diçka i merr gjërat si i vijnë dhe u del përpara. Ka qenë një nënë e admirueshme. Vazhdoi të ishte dhe nënë dhe dilte me shoqet e saj me bebin me karrocë”, tregoi Brunilda.

Share With:
Translate »
585 Views