Moment prekës në BBVK, Edona rrëfen mes lotësh ëndrrën për të patur fëmijë

Prania e ish-banorëve të ‘Big Brother Vip Kosova’ në shtëpinë më të famshme ka shtuar emocionet e finales, ndërsa së fundmi finalistët kanë ndarë edhe rrëfime prekëse nga jeta e tyre.

Gjatë një bisede të sinqertë me Azemin, Metin dhe Adrin, Edona ka zbuluar ëndrrën që e mban sekret prej vitesh, për t’u bërë prind e për të patur një familje.

Mes rrëfimit ajo nuk i ka mbajtur dot lotët ndërsa banorët, të prekur, janë munduar ta ngushëllojnë e t’i japin zemër. Për ta qetësuar, Meti ndër të tjera ka thënë se sot ka shumë mundësi për të patur fëmijë dhe njëri prej tyre është edhe adoptimi.

Edona shprehet se prej vitesh e ka vrarë mentaliteti i njerëzve që siç tregon ajo, i kanë drejtuar gishtin në mënyrë përulëse se ajo nuk mund të bëhet asnjëherë prind.

Biseda e plotë në linkun më poshtë: 

Share With:
Translate »
42 Views