Momentet e rralla/ Pasagjerët ndihmojnë gruan të lindë në avion (Video)

Një grua shtatzënë lindi fëmijën e saj në mes të udhëtimit me avion. Ngjarja ndodhi të enjten, datë 24 gusht, në avionin që ishte nisur nga Tachileik në Yangon.

Procesi i lindjes ndodhi 20 minuta pas ngritjes nga Tachileik, teksa kishte mungesë të mjekëve, mamisë apo infermierëve.

Por pavarësisht se nuk kishte ndihmë mjekësore, pasagjerët e tjerë ndihmuan nënën në lindjen e foshnjës së saj.

Kjo e fundit vajzë, erdhi në këtë jetë në mes të fluturimit dhe gëzon shëndet të plotë.

Nëna dhe i porsalinduri më vonë u kthyen në Tachileik për kujdes mjekësor dhe u raportuan se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Share With:
Translate »
85 Views