Sa mund të paguheshin gjyshërit për kujdesin ndaj të vegjëlve, sipas ‘kalkulatorit të pagave’

Gjyshërit duhet të paguhen më shumë se 15 mijë euro në vit për kujdesin ndaj nipërve dhe mbesave që ata e ofrojnë falas, sipas një sondazhi në Daily Mail.

Specialistë të SunLife krijuan një ‘llogaritëse të pagave të gjyshërve’ në mënyrë që gjyshërit dhe gjyshet të mund të vendosnin të dhënat e tyre dhe të shihnin se sa do të fitonin nëse do të paguheshin.

Pasi u zbulua se ata veprojnë si shoferë, kuzhinierë, pastrues, tutorë, infermiere dhe dado, kalkulatori tha se paga mesatare e gjyshërve duhet të jetë 13,188 £.

Studimi zbuloi se një gjysh ka mesatarisht 22 orë aktivitete të lidhura me kujdesin e fëmijëve në javë.

Një sondazh shoqërues i 2000 gjyshërve zbuloi se 59 për qind e duan kujdesin për të vegjlit dhe as nuk e çojnë nëpër mend të paguhen.

Share With:
Translate »
97 Views