Momenti epik në fluturim, gruaja lind fëmijën në bord para se piloti të bënte ulje emergjente (FOTO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Kanadaja për në Egjipt.
Një 27-vjeçare Kultumah Mohamed, e cila ishte në muajt e fundit të shtatzanisë, ka lindur foshnjën në bordin e avionit me ndihmën e një studenteje të mjekësisë, e cila fatmirësisht ndodhej në të njëjtin avion.
Po ashtu edhe stjuardesat ndihmuan në lindjen e fëmijës.
Ekuipazhi i linjës “Egypt Air”, tentoi të bënte ulje emergjence në Aswan, rreth 500 milje në jug të Kajros, por foshja erdhi në jetë para se avioni të ulej në tokë.