Momenti kur dy motrat takohen për herë të parë! Kjo video e Eliona Pitarkës na i bëri sytë zemra
Eliona Pitarka u bë nënë për herë të dytë dhe të gjithë rrugëtimin e saj të bukur e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Që kur mësoi për shtatzëninë e deri tek lindja, të gjitha ndjenjat e emocionet e bukura të moderatores i përjetuam edhe ne nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gala është tashmë motra e madhe, ndërsa momenti i bukur kur takoi motrën e vogël na i bëri sytë zemra!
Ajo e mban në krahë motrën e vogël, e puth dhe e përkëdhel, ndërsa për Elionën ky ishte momenti që kishte ëndërruar prej kohësh.
ZOT te perulem e te falenderoj cdo dite ! ????????
Dite qe e kisha enderruar prej muajsh…2 vajzat e mia bashke! ❤️ Pupushet e mamas, jeni pasuria ime me e madhe!- shkruan ajo krahas videos.
Emrin e “pupushes” Eliona ka vendosur ta mbajë edhe pak të fshehtë.