Momenti që do t’ju bëjë të qeshni, mamaja e Turit prish videon e ëmbël të Orindës dhe Atarës

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta është shumë e lidhur me vajzën e saj, Atarën. Ajo mundohet që të gjejë gjithmonë kohë për të, pavarësisht angazhimeve të ndryshme. Orinda ndan herë pas here foto dhe video në rrjetet sociale nga përditshmëria me të bijën, duke e kthyer këtë të fundit në një nga bebet më të dashura për publikun.

Së fundmi, moderatorja ka realizuar një video shumë të ëmbël, teksa kërcen me Atarën në krahë dhe në sfondë përveç këngës së Elton John, dëgjohen edhe kanarinat. Mirëpo, ajo që e bën edhe më gazmor këtë moment, është se papritur vjen mamaja e Turit, e cila kërkon të heq etiketat e kapeles.

“Në sfond është kanerina që i mban ison Elton John. Kërcimi i mëngjesit… (nëna që do të heq etiketat)”, ka shkruar Huta përmbi video, duke i bërë të gjithë të qeshin./abcnews.al

Share With:
Translate »
94 Views