Momenti që i përloti të gjithë, Semi takon të atin pas tre vitesh

Këtë mbrëmje Semi u surprizua nga njeriu i saj më i shtrenjtë, i ati, të cilin nuk e kishte takuar që prej tre vitesh.

Këngëtarja shpërtheu në lot, e bashkë me të dhe i gjithë publiku, banorët dhe opinionistët. Semi përcolli emocione të forta me lidhjen e ngushtë me të atin.

Ajo e puthi te gusha dhe iu ul në prehër duke e përqafuar me mall. “Ky njeriu këtu më bëri njeriun më të lumtur në Univers, në të gjithë Galaktikën. Të dua shumë! Për gjithë jetën! Drita ime! Më kishte marrë shumë malli!”

Nga ana tjetër i ati i tha “artisti i babit, çuni i babit” me përkëdheli.

Share With:
Translate »
152 Views