Momenti shokues, fëmijët luajnë në parvazin e dritares në katin e 11-të

Dy fëmjë kanë rrezikuar jetën e tyre pasi kanë hypur në parvazin e dritares së katit të 11-të të një ndërtese në Kinë për të luajtur.

Në një video të realizuar shihet një djalë dhe një vajzë të moshës 7 ose 8 vjeç duke ndjekur njëri-tjetrin ndërsa kalojnë nga njëra dritare në tjetrën ditën e martë.  Ata përpiqen që të shkëmbejnë edhe pozicionet kur ndodhen në mes dy dritareve nga jashtë. Është e paqartë se për sa kohë fëmijët kanë luajtur në parvazin e dritares.

Prindërit e tyre nxituan për në shtëpi pasi u lajmëruan nga policia.

“Në shtëpi nuk kishte asnjë të rritur ndërsa fëmijët po luanin. Në fakt në shtëpi ishin 3 fëmiëj por vetëm dy prej tyre shihen në video,”-ka thënë polici Ma Zheng, në lagjen rezidenciale Matang në Wuhu.

Share With:
Translate »
830 Views