Monica Bellucci: “Fëmijët nuk mund të mësojnë nga gabimet tona, duhet të bëjnë të tyret”

Monica Bellucci është transformuar në Anita Ekberg për dokumentarin e ri ‘The Girl in The Fountain’  prezantuar në Torino Film Festival dhe në kinema nis nga dita e nesërme.

Së fundi, diva ka pozuar në kopertinën e Vogue me vajzën e saj të madhe Deva. “Ime bijë e adhuron këtë profesion: shkon në shkollë dhe në të njëjtën kohë e ka hedhur njërën këmbë në botën e të rriturve’, besoj që kjo gjë do ta ndihmojë të rritet, më pas do ta zgjedhë vetë rrugën e saj. Është akoma shumë e re’.

Rreth së ardhmes së Devas dhe vajzës më të vogël Leonie (e lindur nga marrëdhëniet me Vincent Cassel) Monica nuk ka dyshime: ‘Do t’i mbështes vajzat e mia në pasionet e tyre, dua që të jenë të lumura dhe nëse mund t’i ndihmoj në këtë gjë, do të isha e lumtur: dua t’i ndihmoj të fluturojnë’. Por kjo nuk do të thotë që nuk është e shqetësuar për to. ‘Gjithçka më frikëson’, pranon aktorja, por “Fëmijët nuk mund të mësojnë nga gabimet tona. Ato duhet të bëjnë të tyret”.

Share With:
Translate »
175 Views