Morën peng gruan dhe vajzën 7 vjeçare, si e grabiti banda shqiptare vilën e naftëtarit

ITALI- Një bandë shqiptare prej 4 ditësh ka grabitur vilat e sipërmarrësve në provincën e Trevisos.

Në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç, kanë marrë peng me gruan e tij Irina, një mjeke 51-vjeçare dhe vajzën e tyre 7-vjeçare.

Siç raporton Corriere del Veneto, grabitja ka ndodhur gjatë javës. Të katër grabitësit kanë kërcënuar me dy pistoleta dhe kanë grabitur paratë, orët e çmuara, florinjtë që mbaheshin në kasafortën e vilës. Miotto nuk ishte i armatosur dhe për këtë arsye nuk reagoi në asnjë mënyrë.

Vajza 7-vjeçare kërcënohet me jetë

Hetimet vijojnë ndërsa janë siguruar videot e kamerave të pranishme brenda vilës.

“Më kanë marrë gruan me forcë dhe dhunë. Ndërkohë dy prej tyre vrapuan drejt vendit ku ishte vogëlushja me dadon dhe i futën në sallë. Aty isha, në divan në dhomën e televizorit”. E kërcënuan edhe me vdekje vajzën e vogël nëse nuk i thoshim të gjitha”, ka thënë ai.

Kush është Giancarlo Miotto: naftëtari që furnizoi edhe Kupën e Amerikës

Në vitin 2015, grabitësit kishin sulmuar vilën Miotto, por në atë kohë morën diçka shumë modeste pasi gruaja e tij arriti të largonte grabitesit duke aktivizuar sistemin e alarmit. Miotto ishte për shumë vite në krye të një kompanie të specializuar në ndërmjetësimin e produkteve të naftës e cila përfundoi në likuidim në 2017 për shkak të të paktën 50 milionë eurove borxh. Në vitet e arta, kompania kishte qenë edhe furnizuese e Kupës së Amerikës.

Share With:
Translate »
19 Views