Mori fund: Egla Harxhi konfirmon publikisht ndarjen nga babai i djalit

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville dhe Alesian.

Megjithatë, dashuria poligame përfundoi shpejt, pasi Alesia i dha fund me çiftin.

Egla u bë nënë e një vogëlushi të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer dhe gjatë intervistave tregoi se i ati i fëmijës, Alexandre, nuk qëndronte thuajse aspak me të dhe djalin.

Madje, duket se gjërat mes tyre u ftohën aq shumë, sa tashmë dyshja i ka dhënë fund.

Këtë lajm e konfiromoi vetë Egla në një intervistë për “Story.al”.

Ish-missi u shpreh se marrëdhënia e tyre thjesht kishte mbaruar.

E pyetur nëse çifti vazhdon të ruajë një marrëdhënie bashkëpunimi duke qenë se ata nisën të dy disa projekte në Shqipëri, ajo u shpreh:

“Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj.”

Share With:
Translate »
456 Views