“Mori këpucë që t’i përdorte edhe vëllai i saj”, Einxhel tregon historinë prekëse me vogëlushen që e ndihmoi gjatë tërmetit

Në dhomën e rrëfimit Einxhel Shkira gjatë këtyre ditëve ka treguar një histori mjaft prekëse, kur kishte dhuruar ndihma në Sukth, kur ndodhi tërmeti i madh në Shqipëri në vitin 2019.

Banorja e Big Brother VIP ka treguar se disa fëmijëve të Sukthit u ka dërguar gjëra të ndryshme, si veshmbathje por edhe ushqimore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo madje ka treguar se aty ka takuar edhe një vajzë të vogël e cila i kishte kërkuar qorape, e derisa kishte vazhduar t’i kërkonte edhe për vëllain e saj tjetër.

Më pas Einxhel ka zbuluar se ajo e ka takuar sërish vajzën në fjalë, e madje e ka marrë me vete në Tiranë për t’u argëtuar me të.

“Kemi dalë për darkë bashkë, e edhe në qendër tregtare shkuam bashkë e i thashë që blej ça të duash, por ajo thjesht zgjodhi vetëm një palë këpucë, e madje i zgjodhi më të mëdha që t’i vishte edhe vëllai i saj”, tha Einxhel.

Më pas Arbana e dërgoi tek dhoma e surprizave moderatoren shqiptare, ku dhe kishte ardhur vajza në fjalë për ta surprizuar, e që Einxhel i premtoi se do t’i vazhdonin gjërat aty ku i kishin lënë.

Share With:
Translate »
157 Views