“Mos besoni çdo gjë që shihni në Instagram”, Sara Hoxha tregon barkun 4 muaj pas lindjes së Poem Blu

Sarës nuk ju ndanë pyetjet për shëndetin, kilet, barkun, trupin, e sa e sa të tjera që njerëzit ja drejtojnë sa herë kanë mundësinë. A ka ajo siklet? Aspak. Madje ua tha të gjithëve se është 71 kile dhe ju kërkoi me shumë sinqeritet të bëjnë gjumin rehat pasi e morën këtë informacion. Nga ana tjetër, tregoi edhe barkun. Jo vetëm atë të ‘Instagram-it’, por edhe atë të vërtetin. Po, po e dëgjuat mirë. Si të gjithë, Sara ka një bark që e thith dhe e mban në këndin e duhur kur bën foto, e një tjetër që e fsheh poshtë tutave të gjera, ose e lë të shfaqet lirshëm në përditshmëri. Edhe njëherë tjetër na u tregua se ‘Instagrami’ është shumë larg realitetit, e megjithatë ky i fundit është më i bukur.

 

Share With:
Translate »
553 Views