“Mos i thoni Duas, ne e kemi fiksim babain e saj”

“Buzzfeed” është një prej portaleve më të klikuar në mbarë botën. Kësaj here ky portal ka vendosur t’i dedikojë një shkrim pamjes fizike të Dukagjin Lipës, babait të këngëtares së mirënjohur Dua Lipa. Në fillim kur Dua u bë e njohur nëpër botë, e gjithë Shqipëria filloi të komentojë babain e saj të pashëm, por kjo nuk i ka shpëtuar as syrit të botës.

“Buzzfeed” e ka kapur këtë detaj dhe e ka kthyer në një lajm me titull “Mos i thoni Duas por ne e kemi fiksim babain e saj”. Më poshtë keni të përkthyer disa pjesë nga artikulli:

“Nëse po e lexoni këtë nga planeti Tokë jemi të sigurt që e njihni Dua Lipën, ose të paktën e keni dëgjuar njëherë hitin “Neë Rules”. Pasi e filloi si një adoleshente duke regjistruar cover-a në youtube, tani 22-vjeçarja ka firmosur një kontratë me “Warner Music Group”.

Dhe tani falë një përdoruesi të “Twitter” dhe observimit të saj me detaje ne tashmë dijmë një detaj për Duan të cilin duhet ta dini edhe ju: faktin që babai i saj është shumë i pashëm.

Pra po, ne tashmë kemi një tjetër baba fiksim. Me origjinë nga Kosova, Dukagjin Lipa, është një muzikant rroku për vete. Në vitin 2016, Dua Lipa u shpreh në një intervistë se falë babait të saj ajo është rritur me muzikë rreth e përqark shtëpisë.”

 

Share With:
Translate »
681 Views