“Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës sime”/Çfarë tha Diena para se të ndërronte jetë

Historia e Dienës dhe vogëlushes së saj Esielës ka emocionuar edhe mediat ndërkombëtare, që kanë publikuar historinë e trishtë të nënës dhe vajzës së saj. Tragjedia është shumë e rëndë, pasi Diena kishte humbur para pak kohësh edhe të shoqin. Ajo jetonte me familjen e prindërve pas humbjes së bashkëshortit. Në këtë tragjedi humbi jetën edhe nëna e Dienës, Roza.

Mësohet se në momentin kur ekipet e shpëtimit ishin pranë nxjerrjes së saj, Diena iu është lutur atyre: Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës sime.Esiela e vogël kishte ndërruar jetë më herët. Diena qëndroi e përqafuar me të për 12 orë. 30-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital nga hemorragjia.

Share With:
Translate »
1597 Views