Mos ua ndaloni këto gjëra fëmijëve!

Psikologët thonë se t’i vendosni limite fëmijës tuaj e bëjnë atë më të qetë dhe të sigurtë. Sidoqoftë, disa limite mund të kenë efektin e kundërt dhe t’i bëjnë fëmijët tuaj të ndihen të pasigurtë dhe të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Këto janë disa gjëra që ju nuk duhet t’ia ndaloni kurrë fëmijëve tuaj. Ju sigurojmë që do të jetë dhurata më e mirë që mund t’i bëni atyre.

Të bëjnë pyetje; Një fëmijë rritet dhe mëson më shumë për botën, natyrisht duke bërë edhe më shumë pyetje. Kjo ndoshta mund të jetë e vështirë për prindërit që t’u përgjigjen të gjithave, por kjo jo vetëm i ndihmon fëmijët tuaj që të zhvillohen, por vendos një lidhje të fortë midis jush dhe tyre.

Të qajnë; Fëmijët e vegjël ndjejnë gjithçka. Mos e ndaloni fëmijën tuaj që të qaj apo për më tepër ta kritikoni. Është më mirë t’i ndihmoni të kuptoni arsyen se përse qajnë dhe të gjeni një mënyrë që të përballen me të.

Të jenë ambiciozë; Fëmija juaj ka të drejtën të ketë gjërat e veta, ashtu sikurse edhe të rriturit.

Të thonë “Jo”; Fëmija nuk është subjekti juaj. Ato janë një anëtar familje me të drejtat e tyre. T’i mësoni ato që të thonë “Jo” do të thotë më shumë kufij.

Të jenë të zhurmshëm; Mos ua prishni fëmijërinë. Lërini të këndojnë dhe të bëjnë zhurmë. Kjo është periudha e vetme e jetës së tyre, kur ato janë të lirë të sillen në këtë mënyrë.

Të kenë frikë; Është normale që fëmijët e vegjël të frikësohen nga një mjek apo një i afërm i panjohur. Kjo është një gjë shumë e mirë.

Të bëjnë gabime; Askujt nuk i pëlqejnë gabimet, por kjo është e vetmja mënyrë për të mësuar dhe për t’u rritur.

Share With:
Translate »
3259 Views