Motra ‘binjake’ e Bruna Lahes zbulon publikisht veset e moderatores së njohur

Foli pak, por me aq sa tha, mjaftoi të kuptonim se Bruna Lahe, si motra e madhe e shtëpisë, qenka edhe më energjikja, më posesivja, më e panikosura, por edhe më modestja, në fakt.

6 muaj më parë, Bruna Lahe solli në jetë fëmijën e saj të parë, Hana, e cila bëri të lumtur jo vetëm familjen e saj të re, por të gjithë të afërmit e moderatores së njohur të ekranit. Hana – bekimi më i madh që erdhi në jetë, ishte vëmendja e të gjithëve, ndonëse gjyshërit, 10 vjet më parë ishin gëzuar me një mbesë të Inës, motrës së Brunës, Amelia.

Sot, Bruna dhe Ina ishin të ftuara në “Rudina” për të rrëfyer për raportin e tyre të veçantë, lidhjen unike sidomos pas lindjes së Hanës. Bruna, si motra e madhe, “pretendonte” se ishte gjithmonë një hap para, por Ina luan rolin e nënës që prej 10-vjetësh tashmë, kështu që në mëmësi, vështirë të pranonte që motra e madhe t’ia kalonte.

Duke rrëfyer shumë prej situatave, peripecive që i kanë lidhur edhe më shumë që prej fëmijërisë, dy motrat ndanë me publikun edhe ‘ndarjen’ që u bëjnë përgjegjësive në lidhje me Hanën. Ina është kujdesur për mbesën e vogël që nga lindja e saj dhe tani që Bruna ka filluar dalëngadalë t’i kthehet ritmit të saj, Inës i duhet të kujdeset më shumë për Hanën.

Por nuk është aq e thjeshtë. Siç tregoi Bruna në studio, Ina është bërë nënë shumë e re, kur ishte vetëm 18 vjeç, ndaj edhe ka fituar pjekuri me vitet edhe në durimin dhe aftësitë që shfaq me fëmijët. Madje, pak ditë pas lindjes, Ina i kishte thënë së motrës të jetë e duruar me të bijën, sepse do qajë dhe kjo është e pashmangshme. Por Bruna mendonte ndryshe: “Më thoshte ‘do qajë, është normale’, por unë mendoja se do të rritja një fëmijë të qetë. I rrija mbi kokë dhe isha gati ta merrja në çdo kohë që të mos qante, por kuptova që kishte të drejtë…” – tregon Bruna duke pranuar me humor “gabimet” e para të mëmësisë. Madje, aq e fiksuar kishte qenë në fillim pas së bijës, saqë Ina dhe familjarët e tjerë e tallin tani dhe i thonë “ça thotë libri?”, si për t’i treguar se mëmësia e vërtetë nuk mësohet kurrsesi në libra.

Ina, nga ana tjetër, tregon me qetësi se Bruna është një motër e jashtëzakonshme, adhuron gjithçka tek ajo, ama s’mund ta tolerojë kur bëhet fjalë për Hanën. Publikisht, ajo i kërkon të ndryshojë sjellje në lidhje me të bijën dhe të mos i rrijë mbi kokë: “Do e marr vetë përsipër rritjen e Hanës deri në dhjetor (kur Hana bën 1 vjeç), nuk dua të më ndërhyjë..” – tha ajo me të qeshur.

Nuk janë binjake, por duken si të tilla nga ngjashmëria fizike. 5 vitet që kanë diferencë me njëra-tjetrën nuk tregojnë asgjë në tipare. Ama e vogla, disa të palara ia nxori motrës së madhe…

Share With:



327 Views