Motra e Chiara Ferragnit habit me deklaratën: “Kisha një tumor malinj në lëkurë!”

Dita erdhi dhe m’u desh ca për të vepruar. Fatkeqësisht ishte një tumor malinj i lokalizuar në një zonë specifike, jo ndër më të rrezikshmit për shëndetin, por lëkurën.

Valentina Ferragni vendos të tregojë kapitullin e radhës me një puçër të çuditëshme në pjesën e ballit, të cilën pak ditë më parë iu desh ta hiqte me ndërhyrje kirurgjikale. Nisur nga përvoja personale, ka një apel për ndjekësit:

Nëse diçka nuk shkon, është me shumë rëndësi të kontaktoni mjekun!

Pak kohë më parë, motra e blogeres së njohur italiane Chiara Ferragni nisi betejën me këtë problem të lëkurës dhe shpjegon se në fund pati të drejtë që kërkoi ndihmë mjekësore.

Këtë vit, tumori ndryshoi disa herë: për disa muaj dukej të ishte zhdukur, për t’u rikthyer gradualisht. Në shtator nisi të kullonte gjak e në tetor dukej sërish i shëruar. Ky lloj është i pazakontë për një grua të re, megjithatë… Mjekët më thanë se për herë të parë e shihnin te një person i moshës sime, 28-vjeçe. Zakonisht iu ndodh moshave 50/60-vjeç e lart. Kjo e bën shumë të vështirë diagnozën.

Ky tumor i qelbur është kështu, qëndron “i heshtur” për disa muaj, më pas kullon gjak, më tej duket normal dhe rritet nën lëkurë nga dita në ditë.

Tashmë, me shenjën në fazën e shërimit, Valentina Ferrari rekomandon:

Siç ju thashë është thelbësore të shkoni te mjeku nëse diçka nuk ikën, në rast se ndiheni të çuditshëm. Jam 28-vjeç e fatmirësisht e kapa në kohë problemin.

 

Share With:
Translate »
172 Views