Motra e Meghan Markle rishfaqet sërish dhe ngre të tjera akuza për dukeshën
Gjysmë-motra e Meghan Markle, Samantha Markle, ka publikuar librin e saj, “The Diary of the Princess Pushy’s Sister Part 1”, përmes të cilit dëshiron të tregojë të gjitha të vërtetat e saj. Samantha është përmendur shpesh në media në kohën kur Meghan u bë dukesha e Sussex dhe është diskutuar për komentet e saj të vrazhda dhe sulmet ndaj së motrës. Ashtu siç mund ta kishit imagjinuar, edhe fragmentet nga libri janë pak a shumë ato që priteshin.
Sipas Us Weekly, Samantha akuzon gjysmë-motrën e saj si “nënçmuese dhe kontrolluese” ndaj babait të tyre, Thomas Markle, ndërsa ai paguante për arsimimin e saj. Ajo gjithashtu pretendon se Meghan “ndryshoi” kur u bë pjesë e familjes mbretërore dhe babai i tyre i tha se “ajo nuk është më e njëjta”.
Duket sikur libri i Samantha-s thekson sërish shumë nga gjërat dhe ndenjat që ajo ka shprehur më parë në rrjetet sociale, ndërsa pretendimi që kësaj radhe mori më shumë vëmendje është ai se familja mbretërore britanike donte ta ndihmonte Thomas Markle, por Meghan e refuzoi këtë gjë.
“Pasi gjithçka u tha dhe u bë, unë mësova që familja mbretërore donte të ndihmonte babanë tim në mënyrë që ai të ishte i sigurt, por motra ime e refuzoi këtë gjë,” pohoi Samantha. “Unë isha e inatosur me të, por më shumë se gjithçka, mua m’u thye zemra duke ditur se ai mund të kishte qenë komod dhe i sigurt, por motra ime tha ‘jo’.”
Duke marrë parasysh që Samanta nuk sqaron se nga e mësoi këtë gjë, nuk dimë nëse duhet ta besojmë. Ndërsa Meghan, nga ana tjetër, ka treguar gjithmonë se dëshiron që ta mbajë private lidhjen e saj me të atin.