Tian po ec në hapat e babit në muzikë dhe kjo video e dëshmon qartë
Kohën më argëtuese Tian e kalon me babin e tij, Patris dhe këtë fakt na i tregoi vetë ai në videon e fundit në ‘Instagram’. Ditën e sotme Tian e ka shoqëruar babin në vendin e punës, ku ka marrë për pak minuta profesionin e tij duke i rënë instrumenteve në Filharmoninë e Kosovës.
Tian është ulur në vendin e duhur dhe me buzëqeshjen e madhe ka qenë gati të performojë përpara babit. Nuk do të ishte çudi aspak që vogëlushi të kishtë talent në muzikë, pasi edhe mami i tij, Tuna njihet si një nga zërat më të mirë të estradës shqiptare.
Megjithatë për ta zbuluar se nga cili pasion do të anojë më shumë, nga i mamit apo babit do duhet edhe pak kohë për ta kuptuar. Një gjë është e sigurt se Tuna dhe Patris do i kultivojnë dëshirat e tij.