Motrat e Balinës, i zbulojnë të palarat e fëmijërisë në videomesazhin surprizë

Balina Bodinaku është një prej prezantuesve që i jep sharm ekranit të televizorit. Por, ajo që shumë prej nesh nuk dinë është marrëdhënia me dy motrat e saj, Blerta dhe Kiti.“Kush vjen për drekë”, ka surprizuar prezantuesen me një videomesazh nga motrat dhe kunati i saj të cilët i nxorrën “të palarat” prezantueses. “Balina ka qenë fëmijë i qetë, ka qenë si kukull dhe atë që donte ta bënte e bënte me vendosmëri të jashtëzakonshme, bënte gjithnjë çfarë donte”, tha Blerta Bodinaku. Ndërkohë Kiti Bodinaku zbuloi një histori nga fëmijëria ku tha se Balina kur babai i saj vishej si babagjyshi i Vitit të Ri ajo i hiqte mjekrën dhe thoshte: Ky është babi.

Share With:
Translate »
1993 Views