Më e mirë e ëma apo e bija? Vajzat dhe nënat VIP që duken si motra

Sa herë personazhet e njohur publikojnë foto të fëmijëve të tyre, në rrjetet sociale fillojnë reagimet. Kujt i ngjan njeri apo tjetri? Në listën e personazheve të zgjedhur më poshtë është e vështirë të zgjedhësh cila është vajza dhe cila është nëna. Të dyja të ngjashme, por të dyja të ndryshme. Diku nëna, diku vajza më e famshme, por gjithmonë si motra binjake.

Ava Phillippe

Vajza e Reese Witherspoon me Ryan Phillippe, duket kopje e së ëmës. Ava dhe Reese, shpesh mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën, por aktorja e famshme ka thënë se Ava nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për aktrimin.

Kendall Jenner

Kendall mund të jetë ndoshta më e famshme se pjesa tjetër e familjes Kardashian, por realisht ato janë të gjitha të ngjashme. Ngjashmëria e saj me mamin Kris është me të vërtetë e pabesueshme.

 

Eva Amurri

Eva Amurri ka të gjitha mundësitë për të qenë e famshme dhe dhe e talentuar. Të jesh vajza e dy prindërve si Susan Sarandon dhe Franco Amurri, ç’mund të presësh më shumë? Eva ka marrë pjesë në “Mothers and Daughters” kur ishte nëntë muajshme shtatzënë, dhe sapo solli në jetë Marolwe, vetëm 6 muja më pas u rikthye në punë.

 

Maya Hawke

Maya Hawke është vajza e Uma Thurman dhe Ethan Hawke. Karriera e saj si modele nisi me fushata të famshme britanike. Ajo pozoi për emra të rëndësishëm edhe në NYC dhe ambiciet i ka edhe për t’i hyrë aktrimit.

Shiloh Jolie-Pitt

Edhe pse Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë adoptuar shumë fëmijë, nuk është e vështirë që mes tyre të dallosh vajzën biologjike. Shiloh i ngjan aq shumë Angelina-s, sa në çdo ditë që rritet, të duket si aktorja e famshme.

 

Sailor Brinkley Cook

Sailor është vajza e Christie Brinkley – siç mund ta vini re lehtësisht në këtë foto. Seriozisht nuk janë klonuar këto të dyja?

Kaia Gerber

Nëse do të zgjedhësh cila është vajza më e bukur e personazheve të famshëm, do të kishe një vështirësi të madhe. Por Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, mund të ta bënte vërtet të pamundur zgjedhjen.

Miley Cyrus

Arrini ta dalloni ngjashmërinë? Disa mendojnë se Miley i ngjan më shumë të atit, por ja ku është fotoja që ajo është veçse një kopje e së ëmës. Nëna e saj, Tish është aktore dhe producente.

Zoe Kravitz

Vajza e Lenny Kravitz, Zoe, i ngjan shumë nënës së saj, Lisa Bonet. Dhe që kur Lisa ndryshoi look, gati si në rininë e saj, tani ato janë bërë si dy motra binjake.

Gwenyth Paltrow

Gwenyth është më e famshme se nëna e saj, Blythe Danner. E shihni sa shumë ngjanë të dyja?

Valentina Pinault

Edhe pse Valentina është vetëm 10 vjeç, ju me siguri arrini ta dalloni që duket fiks si nëna e saj Salma Hayek. Një klon i vogël i së ëmës.

Rumer Willis

Rumer Willis është një prej atyre fëmijëve që kanë marrë më të mirat ngja gjenet e prindërve. Ajo është një miks perfekt i Demi Moore dhe Bruce Willis. Rumer është balerinë dhe aktore që ka fituar edhe Dancing with the Stars. /Revista Class

Share With:
Translate »
1002 Views