Mozzik do të bëhet sërish baba

Gramoz Aliu ose siç e njihni të gjithë Mozzik, së fundmi iu ka hapur një dritare fansave në Instagramin e tij, për ta pyetur atë për çdo gjë.

Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë kuriozë për gjera të ndryshme nga jeta e reperit.

Bazuar edhe në këngën e tij të fundit “Të dua”, ku Mozzik përcolli shumë emocione, një ndjekës e ka pyetur artistin: “ Mozzi shumë i thyer këto kohë, pse?”


Përgjigjja e reperit ka qenë e shkurtër dhe me një kuptim të thellë: “Po jetoj,”- shkroi Mozzik.

Siç e dini, Gramoz Aliu është babai i një vajze Hanës, të cilën e ka me Loredana Zefin. Dyshja janë ndarë prej kohësh, teksa reperja në pothuajse gjithë intervistat e fundit është shprehur se ka dëshirë të bëhet nënë sërish.

Mesa duket të njëjtën dëshirë ndan edhe Mozzik, i cili i pyetur në intervistën virtuale nga një fans a e mendon veten prap me u bërë baba është shprehur: “Po more.”

Në tekstet e tij të këngëve dhe jo vetëm, reperi shpesh ka folur për jetën e tij dhe sa të vështirë e ka pasur për të arritur ku është. Së fundmi, një përkrahës, i ka hedhur idenë për ta bërë jetën e tij dokumentar.

Mesa duket Mozzik nuk është kundër madje tregoi se do të ishte një dokumentar i gjatë.

Dhe në fund, Aliu u pyet në lidhje me planet e tij të ardhshme dhe çfarë ka qejf të arrijë në jetë.

Siç duket Mozzik do ta shohim edhe për shumë kohë duke korrur suksese, pasi ka në plan të krijojnë një jetë të mirë jo vetëm për femijët e tyre, por edhe për brezat pas tyre.

“Me i rehatuar nipat e nipave dhe mbesat e mbesave,”- iu përgjigj Mozzi pyetjes se cili është qëllimi i jetës së tij.

Share With:
Translate »
118 Views