Mozzik kalon “provën” e parë, babai i Lotinës flet me superlativa: “Unë jam gëzuar”

Prej pak javësh, Lotina Haziri dhe Mozzik kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë që është aktualisht një nga më të komentuarat e showbizit. Prezantuesja e njohur dhe reperi nga Ferizaj kanë zyrtarizuar romancën e tyre përmes rrjeteve sociale, duke ndarë momente romantike me njëri-tjetrin.

Lotina, është vajza e politikanit të njohur kosovar, Lutfi Haziri, i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë të fundit, Haziri është pyetur mbi marrëdhënien e vajzës së tij me Mozzikun. Reagimi i tij ka qenë mjaft pozitiv dhe mbështetës.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti,” u pyet Haziri nga moderatori i programit. Politikan i njohur u përgjigj me humor dhe pozitivitet: “Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri.”

Duke e bërë të qartë se ai është i lumtur për këtë lidhje, Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri.”

Epo, provën më të vështirë e paska kaluar me sukses Mozzik!

Share With:
Translate »
44 Views