Mozzik publikon këngën prekëse dedikuar nënës

Mozzik ka publikuar mbrëmë vonë këngën e tij të re dedikuar nënës së tij.

“Nana” quhet kënga e cila është e shoqëruar me një videoklip të thjeshtë.

“E mbyllim këtë vit me një këngë duke i shprehur emocionet reale qe mendoj se secili varg dhe fjalë ka peshën e vet.
Nënë,kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë , ty të numëroj dy herë.
Është e vetmja fjalë që shkruhet NËNË , e lexohet dashuri”, ka shkruar reperi pasi publikoi projektin.

Shumë fytyra të njohura publike e përgëzuan artistin për këtë këngë të cilët mund ta dëgjoni më poshtë.

Share With:
Translate »
568 Views