Mrekulli! Dj Vicky bëhet baba për herë të parë në një ditë të veçantë për të

Dj i njohur shqiptar, Vik Kraja dhe partnerja e tij Amanda, janë bërë sot prindër për herë të parë. Amanda ka sjellë në jetë një djalë dhe, siç mësohet nga Prive, fëmija dhe e ëma gëzojnë shëndet të plotë. Lajmi është publikuar nga Prive duke cituar burime ekskluzive afër Dj Vicky-t.   E veçanta është se pikërisht sot, Vicky feston edhe ditëlindjen. Që nga viti i ardhshëm, ai dhe i biri do ta kenë festën gjithmonë bashkë. 

Share With:
Translate »
986 Views