Mrekulli/ Lindi me qepallat e ngjitura dhe pa lëkurë, foshnja kthehet në shtëpi 10 muajsh

Foshnja e lindur me qepallat e ngjitura dhe me pa lëkurë është kthyer më në fund në shtëpi me familjen e saj pas gati një viti.

10 muajshi Ja’bari Grei bëri një transplantim eksperimental të indeve në Spitalin e Fëmijëve në Teksas.

Ja’bari lindi 1.3 kg me qepallat e ngjitura dhe me zona të mëdha të trupit pa lëkurë, si në krahë, këmbë dhe kyçe për shkak të një gjendje të quajtur aplasia cutis congenita.

Nëna e tij, Priscilla Maldonado, tha se ende nuk dihet shkak i sëmundjes së tij megjithëse shkencëtarët dyshojnë se faktorë të shumtë kontribuojnë në zhvillimin e saj.

Një kirurgji eksperimentale bëri që pjesë të lëkurës së Ja´bari të transplantoheshin në pjesët e pambuluara të trupit të tij.

Muajin e kaluar, ndërsa foshnja po rikuperohej në spital, nëna e tij ishte në gjendje ta mbante dhe ta puthte djalin e saj të vogël për herë të parë në jetën e tij.

Pavarësisht vështirësive, fëmija ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, duke fituar peshë dhe lëkurë të re të shëndetshme. Tani ai është në shtëpi me familjen e tij.

Share With:
Translate »
546 Views