Mrekullia e placentës, ja si vepron ajo gjatë shtatzanisë!
Placenta rregullon luftën për ushqime mes një nëne shtatzënë dhe foshnjës së saj të palindur, kanë gjetur shkencëtarët. Ekspertët më parë besonin se ky organ lejonte vetëm mineralet vitale që të kalonin. Por një studim i ri sugjeron se ai luan një rol të rëndësishëm në betejën mes ushqimeve, duke vendosur se kush merr më shumë. Sasia që transportohet për në fetusin varet krejt nga shëndeti i nënës, kanë gjetur hulumtuesit nga Universiteti i Kembrixhit. Nëse një nënë shtatzëne është obeze, ka ushqim të dobët ose probleme metabolike, shumë më pak ushqyes do të transportohen në foshnjën që zhvillohet brenda. Foshnjat e lindura me mungesë të ushqyesve kanë më shumë gjasa që të kenë një peshë jonormale të lindjes ose të lindin para kohe. Udhëheqësja e studimit, Dr. Amanda Sferruzzi tha: “Gjatë shtatzënisë, ekziston një lloj lufte mes nënës dhe fetusit, se kush merr më shumë ushqyes të cilët nëna i gëlltitë. Kjo tregon për herë të parë se placenta është si një lloj gjyqtari i cili kontrollon këtë luftë”.