Dieta e paslindjes. Çfarë duhet të hani për të humbur peshë!

Në këtë artikull është gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me dietat e paslindjes dhe të gjitha masat e nevojshme.

Si të humbni peshë pas lindjes?
Me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe duke filluar aktivitete fizike relativisht të lehta, patjetër që do të humbni peshë dhe do të tonifikoni muskujt. Ekspertët thonë se ushqyerja duhet të jetë e balancuar, veçanërisht nëse jeni në gji, dhe se aktiviteti fizik të mos jetë shumë i rëndë. Asnjë dietë rrufe, sepse në shumicën e rasteve janë të pabalancuara dhe të mangëta në përbërës ushqimorë. Ju duhet të hani pak a shumë çdo gjë, por me disa masa paraprake të vogla, hani shëndetshëm pa sakrifikuar shijen, duke shmangur tejngopjen dhe sasitë shumë të mëdha. Sipas nutricionistëve, gjatë e paslindjes ideale do të ishte të ndiqni një dietë mesdhetare klasike.

Çfarë duhet të hani për të humbur peshë pas shtatzënisë?
Pas shtatzënisë duhet të hani çdo gjë, por në mënyrë të veçantë disa ushqime të caktuara. Dritë e gjelbër për bishtajoret dhe drithërat, mishin e bardhë, frutat dhe perimet sezonale. Dhe në qoftë se ju doni të kontrolloni futjen e karbohidrateve, atëherë zgjidhni orizin dhe makaronat integrale, ushqime të larta në fibra që rezultojnë të jenë edhe të mira për zorrët. Kurrë mos anashkaloni mëngjesin, i cili është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Gjithashtu, kushtojini vëmendje kombinimit të ushqimeve gjatë një vakti: është gjithmonë e rëndësishme të konsumoni karbohidratet dhe proteinat së bashku për të siguruar ekuilibrin glicemik.

Ushqimet që duhen shmangur në dietën pas lindjes
Rregullat janë gjithmonë të njëjta, ato të çdo diete, qëllimi i së cilës është humbja në peshë. Në këtë fazë, edhe për shkak të ushqyerjes me gji, ju duhet të shmangni alkoolin, kafeinën dhe të përdorni pak kripë, duke u mbështetur te erëzat për shije. Ndalim absolut për djathërat e stazhonuar dhe sallamin e çdo lloji, asnjë peshk të papërpunuar dhe butak, sepse ata kanë tendencën të jenë ushqime që mund të shkaktojnë intolerancë dhe alergji. Dhe sigurisht ëmbëlsirat konsumojini shumë rrallë.

Share With:
Translate »
1049 Views