“Mua më rrihte, djalin e plaste nga muri”, drama e nënës së divorcuar me fëmijën autik

Emisioni “BOOM” solli mbrëmjen e sotme dramën e një nëne të re nga Fieri, prej 5 vitesh e divorcuar.

Ajo është  vetëm 32 vjeç. U detyrua që të braktisë Fierin për të jetuar së bashku me djalin 6 vjeçar në Tiranë.

Arsyeja ështe se ish-bashkëshorti ishte i dhunshëm në familje jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj djalit të tyre i cili vuan nga autizmi.

Denoncuesja: Kam një 1 vit e 2 muaj në Tiranë. Kam 5 vjet e  divorcuar, jam divorcuar për dhunë në familje. Gjatë gjithë kohës më duhet të isha burri i shtëpisë, punoja në dy punë.Laja komplet detyrimet e shtëpisë, isha e detyruar të ushqeja dhe burrin, ti blija cigare dhe sa orë kishte dita ai shkonte në lojërat e fatit. Lekët që unë punoja për ti blerë bukë fëmijës ai mi merrte, nëse nuk ja jepja sa orë kishte dita unë haja dru dhe djali hidhej nëpër mure. E kishte çarë nga kurrizi me thonj, e kishte djegur me cigare. Kam njoftuar policinë.Kur erdhi ekspertiza që mori djalin, e ka parë gjendjen mendore të djalit shumë të rëndë, e kanë zhveshur, i kanë parë shenjat e trupit. Ata e arrestuan direkt, ka bërë dy vjet burg.

Pasi policia konstaton shenja dhune te trupi i fëmijës e arreston bashkëshortin e 32 vjeçares, i cili dënohet me 2 vite burg. E vetme dhe pa përkrahje, 32-vjeçarja me fëmijën në krah vjen në Tiranë dhe merr një shtëpi me qira.

Gjithë pagesa që merr nga KEMP-i fëmijës shkon për pagesën e qirasë, ndërsa mes lotësh ajo thotë se nuk i mbush dot barkun me bukë djalit të vogël.

Edhe pse ka mbaruar shkollen si infermiere, e ka të pamundur për të punuar për arsye se fëmija do kujdes në çdo moment.

Denoncuesja: Djalit iu lidh një KEMP prej 100 mijë lekësh të vjetra për diagnozën e autizmit. Më parë me ato paguaja qiranë, korentin shpesh e lija pa paguar, vinin këta të elektrikut dhe ma prisnin. Ujë nuk kishte.Merrja ushqime borxh, trokisja në një kishë për të marrë ndonjë çantë me makarona.

Jam infermiere me profesion, e kam ushtruar prej katër vitesh.Kam diplomë të nivelit të parë për infermiere. Dua shumë të punësohem, por akush nuk më mbështet.Kërkoj të më mbështesin. Nuk është e thënë që unë të futem patjetër infermiere. Për shkak të kushteve, jam e vetme, dua ta trajnoj këtë fëmijën në një ambient spitalor, edhe në recepsion të më fusin, ose ndihmësinfermiere. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë me çfarë të munden.

Nuk kam lavaman të laj enët, jam e detyruar ti laj në mes të shtëpisë.Ai nuk duhet të zbresë poshtë se lag këmbët. Ose lan lavatriçja rrobat, e derdh ujin se nuk ka kanalizim, e derdh në mes të shtëpisë. Djali është i detyruar që gjatë gjithë kohës të rrijë në majë të krevatit dhe bëhet shumë agresiv.

32-vjeçarja tregon se e regjistroi fëmijën në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, por për 2 muaj gjendja e djalit u përkeqësua.

Ai vinte në shtëpi i çjerrë nga fytyra dhe u mbush me parazitë.

Denoncuesja: Në fillim fare mendova se mund ta çoja në një shkollë shtetërore që edhe unë të isha e lirë të punoja dhe të kurseja.Isha e vetme dhe pa punë. E çova te shkolla “Luigj Gurakuqi”. Më thanë që ka trajtime si lokopedi dhe terapi me psikolog, por gjatë dy muajve asnjë terapi nuk ju bë dhe lokopedistja asnjë herë nuk e mori.

Përpos kësaj fëmija dy muaj rresht më ka ardhur nga fytyra i grirë sallat, më vinte i rrahur se nga fëmijët, se nga… Nuk e di, se aty janë dhe fëmijët e sëmurë.Telefonova mësuesen e djalit dhe më tha po fëmijë janë, të sëmurë janë.

Ik se kam punë dhe më ka mbyllur telefonin. Ndërsa psikologia e shkollës më tha se më vjen keq për fëmijën tënd, kushtet janë shumë të këqia, them që ta heqësh që këtu. Ajo e ka pohuar dhe në bashki.Fëmija gjithashtu kruhej nga flokët, kur i hap flokët i mbushur plot me parazitë. 

E çova te berberi dhe e qetha tullë. Tani e kam në një kopësht privat.Të gjithë KEMP-in që marr e jap aty që djali të paktën të jetë mirë, ti dhurojnë dashuri dhe të ngopë barkun, të mos rrijë me bark bosh.

Share With:
Translate »
935 Views