“The Voice Kids” në muajin e shtatë të “shtatzënisë”

Moderatori Ledion Liço na ka mbajur vazhdmisht në ankth me fotot e bukura që poston për “The Voice Kids.” Spektatorët mezi prisnin datën e fillimit, por ajo mbetej mister duke e shtuar më tepër kuriozitetin.

Në një foto me katër trajnerët që do të drejtojnë tri skuadra, sepse Aleksandër dhe Renis Gjoka do të ulen në një karrige, ai ka zbuluar fillimin e spektaklit “nga janari!”.

E kanë bërë të duket si koha kur do të dalë në dritë një bebe që ka qenë në bark këto muaj dhe barkun më të përshtatshëm për të konkretizuar idenë e kanë gjetur te Sandër Gjoka

Në të vërtetë nuk është aq afër saç e prisnit, por e rëndësishmë është që tashmë ka një datë zyrtare.

Share With:
Translate »
804 Views