“Na kërkoi falje pse piu helm”, flet kunati i Bedrie Lokës: Vëllai im i jepte kurajo, i premtoi që…

Teksa ende ka shumë pikëpyetje lidhur me vetëvrasjen e bujshme të Bedrie Lokës, në një prononcim për mediat ka folur edhe kunati i saj, Fatmir Loka. Ai hedh poshtë çdo akuzë ndaj vëllait të tij, Xhemal Loka, duke thënë se ai e kishte mbështetur gjithnjë bashkëshorten.

Madje ai tregon me detaje ditën kur Bedria ka qenë në spital dhe sipas tij i kanë qëndruar afër. Bedria i dha fund jetës së saj duke konsumuar fotoksinë, akt për të cilin Fatmiri shprehet se pak para se të vdiste u ka kërkuar falje.

Fatmir Loka: Unë kam  qenë dy herë te spitali “Nënë Tereza” dhe e kam pa, ka qenë në gjendje kome, nuk ishte në gjendje fizike, nuk kishte mundësi në asnjë krah. Nga ora 12 deri në orën 14, vazhdoj të përmendet Bedria. Kemi hyrë brenda, na kanë lejuar të futemi.

-Keni komunikuar me Bedrien gjatë kësaj kohe?

Fatmir Loka: Po kemi komunikuar, edhe unë, edhe vëllai, edhe goca e vëllait Rozalinda. Na ka kërkuar falje pse piu helmin.

-Me kë e ka bërë këtë komunikim dhe çfarë ju tha, fjalët e fundit?

Fatmir LokaTë vetmen gjë, se na ka kërkuar falje. Si mua, vëllait dhe gocës. Kjo ka qenë gjithë arsyeja, kemi bërë të pamundurën sepse t’i japim mundësi…Edhe diçka të trupit tim t’ja kaloj asaj, po gjithsesi këta ma kalojnë ndryshe…Unë kam qenë atje (te spitali)24 orë pa pushim. Si atje, si ditën e varrimit deri në arrestimin e vëllait tim. Unë kërkoj të drejtat e njerëzve, të zbardhet e vërteta. E vërteta është kjo! Vëllai im s’ka…

-Si erdhën këto akuza nga vëllai i Bedries apo deklaratat e fëmijëve që vëllai juaj e ka kërcënuar? Janë të vërteta këto sherre në familje?

Fatmir Loka: Jo, kanë pasur shumë komunikim të mirë. Akuzat mund të vazhdojnë, s’ka të bëjë fare.

-Vëllai juaj ka qenë i shqetësuar për fjalët denigruese që qarkullonin në rrjetet sociale për gruan e tij?

Fatmir Loka: Jo fare, i ka dhënë kurajo. Do ta gjej se kush është i ka thënë, i ka dhënë premtimin. Nuk i shkuan vëllezërit e nuses për mbrapa, ai ka qenë i vetmi që e ka marrë përsipër. Ka shku i ka kap (vajzën e tezes së Bedries)i merrte në telefon, mos më kaloni në depresion se do t’a kthej ndryshe me ju, jo me nusen time.

Share With:
Translate »
131 Views