“Na siguro jetën, jemi të varfër”, prindërit nga Durrësi i “shesin” vajzën 30 vjeçe një burri 60 vjeç

Një 30-vjeçare në Durrës është detyruar nga prindërit që të martohet me një 60-vjeçar sepse nuk kanë kushte të mira ekonomike dhe për ta kjo martesë është shpëtim. Lajmi është bërë i ditur në emisionin “Aldo Morning Show” në Klan.

Dhurata: Një lajm ka të bëjë me një vajzë 30-vjeçare…

Aldo: Një vajzë 30-vjeçare, thuaj një grua, një zonjë.

Dhurata: Po është beqare vajza.

Aldo: Po mirë ç’faj kam unë?

Dhurata: Pa dëshirën e saj martohet me një 60-vjeçar sepse prindërit nga ana ekonomike, janë të varfër le të themi dhe e kanë detyruar që…

Aldo: E shitën gocën?

Dhurata: Po e shitën, kështu mund ta themi. E detyruan, po dhe ai beqar ka qenë gjithë jetën, s’ka ndonjë gjë të keqe edhe pse ka 30 vjet diferencë, çfarë rëndësie ka, na i siguroni jetën neve. Ka dhe nga këto raste që shprehen kështu.

Aldo: E di, dashuria njeh moshë? Nuk njeh moshë…

Dhurata: Nuk njeh moshë prandaj e cilësova që në fillim.

Aldo: Po kush po pyet gocën.

Dhurata: S’ka gjë se do e duash me kalimin e kohës.

Share With:
Translate »
73 Views