“Nana ime të dua shumë”, Tinka Kurti shpërthen në lot në teatrin Migjeni kur dëgjon videomesazhin e të birit

Aktorja e madhe Tinka Kurti humbi dy ditë më parë birin e saj të vetëm Zef Kurti si pasojë e një infarkti.
Zefi jetonte në Kanada ndërsa në 85 vjetorin e lindjes së aktores së madhe, në një aktivitet zhvilluar më datë 19 dhjetor në Shkodër, ai i dërgoi një video-mesazh surprizë të ëmës.
“Nana ime të dua shumë”, i thoshte nga larg Zefi aktores e cila s’mundi t’i mbajë dot emocionet dhe shpërtheu në lot. Sot nuk ka fjalë për ta ngushëlluar aktoren dashur të publikur për këtë humbje të pashlyeshme.
Të shumtë janë miqtë e dashamirësit që po i qendrojnë pranë për t’ia lehtësuar disi dhimbjen.

Share With:
Translate »
1443 Views