Nancy Brilli: Dhimbja nga humbja e nënës më dëmtoi kujtesën
Në prag të mbushjes 60 vjeç, aktorja e njohur italiane Nancy Brilli kujton dhimbjen e ndarjes nga jeta të nënës së saj. Ajo ishte vetëm 10 vjeçe në atë kohë.
“Dhimbja ishte aq e madhe, tragjike dhe tronditëse, sa e fshiva plotësisht. Nuk mbaj mend asgjë. Unë kurrë nuk kam mundur ta shikoj në ënëdërr nënën time dhe në një kohë kur përpiqesha me çdo kusht të mbaja një kujtim prej saj, provova edhe hipnozën: pa fat. Gjithçka është varrosur nën shtresa dhe shtresa të nënvetëdijes dhe asgjë nuk ka dalë më dritë”, tha ajo.
Puna si aktore, ndjekja e pasionit të saj, ka qenë e vetmja gjë që ia ka zbutur dhimbjen.
“Si vajzë e re që isha, kisha frikë nga njerëzit, isha shumë vetëm, nuk më lejonin të dilja jashtë, nuk kam pasur shumë miq. Sot nëse dua të jem vetëm vendos, është zgjedhja ime. Më vjen keq që nuk kam kujtime të bukura nga fëmijëria. Më thonë se kam qenë një fëmijë shumë i mirë, gjithmonë duke vizatuar, e zhytur në botën e saj artistike, si adoleshente kam qenë shumë e shqetësuar dhe vuajtur”, përfundoi Brilli.