Nderimi i jashtëzakonshëm: Zbulohet e ftuara speciale e dasmës mbretërore

Një vajzë 12-vjeçare që u mbijetoi sulmeve terroriste me bombë në Manchester Arena vitin e kaluar, ka marrë një ftesë për martesën mbretërore dhe do të shkojë bashkë me gjyshen e një vajze të re që vdiq gjatë sulmit.

Amelia Thompson mori një biletë shtesë për dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle më 19 maj. Ajo i kërkoi nënës së saj që të humbiste mundësinë për të marrë pjesë në këtë event dhe në vend të saj t’ia jepte biletën e dytë zonjës Sharon Goodman.

Mbesa e zonjës Goodman, Olivia Campbell-Hardy 15 vjeç, u vra në sulmin terrorist vitin e kaluar.

Nëna e Amelisë, Lisa Newton, tha se nuk ishte aspak e mërzitur nga fakti që duhet të hiqte dorë nga bileta e saj.

“Thjesht ndihem sikur është gjëja e duhur që duhet bërë”, tha ajo. “Sharon mezi pret dhe kjo është ajo që ka rëndësi.

“Ne do të kalojmë disa ditë së bashku atje. Unë do të shkoj me Amelian dhe do të qëndroj në rrugë si të gjithë të tjerët”, tha nëna e saj.

Amelia është në mesin e 2,640 anëtarëve nga publiku që do të lejohen në bazën e kështjellës Windsor për të parë çiftin mbretëror teksa arrin në kishën e St George.

Përveç traumës që ka pësuar nga sulmi, i cili mori 22 jetë, Amelias i duhej të përballonte vdekjen e xhaxhait të saj dhe babain e sëmurë i cili ka pësuar dy atake kardiake.

12-vjeçarja ka lënduar kordat e zërit nga britmat pas tmerrit që pa në Manchester Arena.

Ndërkohë, zonja Goodman tha se është “një privilegj absolut” që të shoqërojë Amelian në dasmë.

Share With:
Translate »
993 Views