Khloe pëson goditjen e radhës: Tristan ka lënë shtatzënë edhe një tjetër

Khloe Kardashian mund të sjellë në jetë vajzën e saj të parë më shpejt se sa pritej.

TMZ raporton se ylli i reality show-t po përjeton kontraksione të hershme, të cilat filluan pasi ajo pa videon ku i dashuri Tristan Thompson po e tradhtonte me një grua tjetër.

Gjithë familja e saj ka fluturuar për në Cleveland që të jetë pranë saj, pasi Khloe nuk mund të lëvizë nga shtatzënia. Nëna e saj Kris Jenner mbërriti të mërkurën, pasi ishte e para që mori aeroplanin kur dëgjoi lajmin e trishtë.

Burimet thonë se Khloe është e dëshpëruar për t’u larguar nga babai i fëmijës së saj, por është bllokuar në Cleveland.

“Ajo u zhvendos plotësisht atje. Po planifikonte të rriste foshnjën dhe ta bënte shtëpinë e saj dhe të vajzës. Tani ajo vetëm dëshiron të zhduket nga Cleveland, por nuk mund të fluturojë për shkak se është në ditët e fundit të shtatzënisë”, tha një burim i brendshëm për US Weekly.

Por pas videove të seksit, një tjetër skandal ka dalë në dritë.

Gruaja me emrin Stephanie që u pa në video me Tristan, pretendon se është shtatzënë dhe ndoshta pret fëmijën e yllit të NBA-së. “Edhe unë jam shtatzënë, meqë po i themi të gjitha”, shkroi ajo.

Ajo publikoi një video seksi dhe mesazhe erotike në Instagram, për t’i fshirë vetëm pak çaste më pas. Asnjë nga fytyrat nuk ishin të dukshme në klipin e shkurtër, por TMZ shkruan se dyshja ishin Stephanie dhe Tristan duke kryer marrëdhënie seksuale.

Brunia seksi publikoi gjithashtu disa “screenshots” të mesazheve me përmbajtje +18, që pretendon se ia ka dërguar Tristan.

Kjo ishte video e dytë ku Stephanie shfaqej, pas asaj të regjistruar nga kamerat më 7 tetor 2017 në Uashington D.C. ku lojtari shihej nën shoqërinë e 3 femrave, njëra prej të cilave ishte shumë e ngjashme me brunen bombastike.

Ndërkohë, Khloe është shkatërruar nga lajmet e fundit, por e kupton rëndësinë e lindjes dhe nuk dëshiron që ndjenjat e saj personale të shkatërrojnë një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një personi: lindjen e një fëmije.

Ajo madje dëshiron që Tristan të jetë i pranishëm në lindjen e vajzës.

Share With:
Translate »
1559 Views