Ndërkohë që Mozziku kujdeset për Hanën, ja ku ndodhet Loredana

Çifti i njohur i Showbizit, Mozzik dhe Loredana ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u përfol për një ndarje midis tyre.

Mirëpo në momentin kur Loredana publikoi këngën e saj më të re, në bashkëpunim me reperin Mero, Mozziku e postoi në Instagramin e tij , duke treguar hapur mbështetjen që ka ndaj bashkëshortes dhe duke iu dhënë fund aludimeve për ndarje.

Së fundmi Loredana ndodhet në Berlin dhe Mozziku po kujdeset për vajzën e tyre, Hanën. Ai ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit një foto me të bijën, krahas së cilës ka lënë përshkrimin: “Me jetën time.”

Ndërkohë dhe në Instastoryn e tij ka ndarë një foto të Hanës duke treguar se ai dhe e bija po kalojnë vërtetë mirë së bashku.

Share With:
Translate »
493 Views