Pushimeve familjare iu erdhi fundi, Jonida Shehu flet për rikthimin në ekran

Pas një një sezoni të ngarkuar me emisionin “Soiree”, moderatorja e njohur Jonida Shehu nisi pushimet së bashku me bashkëshortin dhe të bijën. Ajo ka ndarë vazhdimisht foto me ndjekësit e saj nga vendi i pushimit.

Së fundmi pushimet kanë mbaruar dhe përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, Jonida ka lajmëruar rikthimin e emisionit ‘Soiree’ në ekranin e ‘Top Channel’.

“Së shpejti, shumë së shpejti. Këtë sezon fillojmë në orën 21:00. Do jemi bashkë 2 orë për çdo të mërkurë. Kaq për tani. Epo gëzuar për shëndetin e të gjithëve”, ka shkruar moderatorja në foton ku shfaqet gjatë xhirimeve.

Jonida ka lajmëruar se në këtë sezon të ri ‘Soiree’ do të ketë të ftuar të ndryshëm nga estrada shqiptare.

Share With:
Translate »
1140 Views