Ndërrojnë jetë dy foshnja në Tiranë, policia sqaron shkaqet

Tragjike ka qenë fati për 2 foshnja të mitura, të cilat kanë ndërruar jetë për shkaqe natyre ditën e djeshme.

Rasti i parë erdhi nga Lezha, ku foshnja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës e më pas në Tiranë. Por pavarësisht ndihmës, fëmija humbi jetën.

Ndërkohë rasti tjetër ishte dhe rasti i shtetases së mitur me inicialet M.T, 1 vjeçe, e cila ndërroi jetë në gjumë.

NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 02.03.2018, ka vdekur fëmija e mitur 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 02.03.2018, në banesë, në gjumë, ka vdekur shtetasja e mitur M.T, vjeçe 1. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

Share With:
Translate »
760 Views