Ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar pas goditjes nga fishekzjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të këtij viti.
Policia bën me dije se një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pas goditjes me fishekzjarre gjatë momentit të ndërrimit të viteve.
Mësohet se i riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët në tarracën e shtëpisë, ku ai ishte ngjitur për të parë atmosferën festive.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
989 Views