Ndërron jetë Kejsi Prizreni, vajza 10-vjeçare nga Durrësi që kërkoi ndihmën e shqiptarëve

Ka ndërruar jetë Kejsi Prizreni, 10-vjeçarja që vuante nga sëmundja e “Steven Johnson”. Shqiptarët mblodhën para për ta shpëtuar, por ajo ndërroi jetë në Itali. Kejsi Prizreni, vogëlushja nga Durrësi që ishte prekur nga një sëmundje e rëndë nuk ka arritur dot të triumfojë në betejën për jetën dhe ka ndërruar jetë. E vogla ka mbyllur sytë dhe tanimë është në qiell. Familjarëve, por edhe të gjithë shqiptarëve, që kontribuuan me sa kishin mundësi për shërimin e saj, iu është këputur shpirti prej faktit se Kejsi tashmë nuk jeton më. Një nga njerëzit e afërm të vajzës së vogël, vetëm 9 vjeçe e ka bërë të ditur lajmin për mediet. Kejsi vuante nga sëmundja e rrallë dhe e rëndë e ‘Steven Johnson”. Prindërit e kishin çuar atë për një kurim të specializuar në Itali, shtetin fqinj. Miq, të afërm, familjarë, njerëz të shkollës ku ajo mësonte, por edhe shumë shqiptarë i janë bashkuar fushatës për të shëruar vajzën e vogël. Edhe pse janë mbledhur goxha të ardhura për të shëruar vogëlushen, kjo e fundit nuk ia ka dalë të mbetet në jetë.  Lajmin për ndarjen nga jeta të Kejsit është shpërndarë nga mediat në mënyrë masive dhe se ka pasur një sensibilizim të paparë në rrjetet sociale me këtë ngjarje të dhimbshme. Një komentues në këtë lajm thoshte: “O dritë, o jetë e vogël, vdes ti një qenie që nuk ke aspak faj dhe jetojnë monstra, politikanë, kriminelë. U prehsh në paqe, o zemër”, ishte një koment. Një tjetër komentues shkruan “o zemër e vogël, ti ishe një engjëll. Ti ishe bukuria vetë. Zoti të donte për vete. O Zot pse ia bërë këtë gjëmë Banës, Mjerë nëna, mjerë babai, mjerë motra jote për ty, që e shndërrisje lagjen tonë”, thotë një komentuese.

Komentuesit:

Nuk kanë të ndaluar komentet pozitive për vajzën dhe shprehja e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të saj. Një komentuese shprehet në këtë mënyrë: “O shpirt i vogël. Kisha shpresë se do të shëroheshe. Sa e padrejtë është kjo botë. U prehsh në paqe, engjëll i bukur”. Kurse ka edhe nga ata komentues që thonë: “Si ka mundësi që shteti nuk ngriti një gisht për ta ndihmuar, si ka mundësi?”.

Share With:
Translate »
2059 Views