Ndërron jetë vajza 4-vjeçare e reperit të njohur

Lauren Maxwell, vajza 4 vjeçare e reperit Fetty Wap, ka ndërruar jetë duke e lënë të gjithë familjen zemërthyer. Lajmin e hidhur e bëri të ditur nëna e saj, Turquoise Miami nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shihet vajza e ndjerë në një video në pishinë.

“Kjo është e mrekullueshmja, e bukura, e dashura, vibrantja, e talentuara, e zgjuara princeshë dhe sirena Aquarius. Në qoftë se e shihni këtë postim do të doja të komentonit ose thjesht të thoni me veten tuaj “Të dua Lauren” sepse thonë se shpirtërat e ndjejnë dashurinë tuaj #rip????“-kështu u shpreh me një mbishkrim në postimin e saj në nder të së bijës së saj.

Ngelen akoma misterioze rrethanat që çuan në vdekjen e vajzës. Nga ana tjetër, Fetty Wap nuk iu përgjigj kërkesave për të komentuar ngjarjen në fjalë. Reperi 30 vjeçar njihet për hitin “Trap Queen”, e cila arriti të kualifikohej në vendin e dytë në Billboard Hot 100.

Share With:
Translate »
189 Views