Ndërtohet një bibliotekë prej plastike për fëmijët jetimë

Kjo është një nga biblikotekat më unike në Mianmar, e ndërtuar me mbeturina plastike të ricikluara, për fëmijët jetimë të qytezës Yangon.

Edhe pse duhet të kishte mirapritur lexuesit e saj të rinj për këtë vit, biblioteka qëndron e zbrazët pa libra ose arkiva dhe shkak është konflikti pas grushtit të shtetit në Mianmar.

Projekti i bibliotekës në Taikkyi, një lagje në veri të qytetit më të madh të Mianmarit, filloi në dhjetor 2020 si një sipërmarrje e OJQ-ve dhe ka marrë donacione të mbeturinave plastike nga komuniteti lokal.

Duket si një shtëpi kukullash me mure shumëngjyrësh të bëra me “eko-tulla” brenda kornizave metalike, të punuara nga vullnetarët.

Share With:
Translate »
228 Views