“O Buna e gjyshit”, Sabri Fejzullahu i bën mbesës dedikimin emocionues për ditëlindje

Ditën e sotme në familjen Fejzullahu ka festë. Vajza e tij e madhe, Buna ka ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga babi Ermali.

Përmes një foto të publikuar në “Instagram”, ai ka shkruar: “Urime ditëlindjen bukuroshja e babit, Buna. T’i uroj të gjitha të mirat e botës. Të do babi shumë”.

Ndërkohë pak minuta më parë, ka qenë gjyshi Sabriu që ka uruar Bunën me disa fjalë tepër të ndjera. Ai ka publikuar një foto nga një skenë, ku shihet shumë i emocionuar me mbesën dhe me një tufë lule në duar, që me siguri ia ka dhuruar kjo e fundit.

“Tu shtofte nuri i miresise i suksesit i kultures e bukurise e i shendetit ooo Ilaq i zemres tem… Edhe 100 tjera Buna e gjyshit”, ka shkruar Sabriu.

Komentet kanë qenë të shumta, ku padyshim fjalët më të mira shkonin për vogëlushen.

Share With:
Translate »
363 Views