“Ndjenja më e bukur në botë”, Florian Marku shfaqet me të birin e porsalindur në krahë
Disa ditë më parë, boksieri i njohur, Florian Marku, u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Eirini Konomi, u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin, Matin.
Ndërkohë, sot ai ka përshkruar ndjesinë e të qenit prind duke thënë se është “ndjenja më e bukur në botë”.
“Ndjenja më e bukur në botë duke mbajtur në krahë djalin tim”, ka shkruar Marku në foton e publikuar në Instagram.
Sa i përket karrierës, boksieri vetëm dy javë më parë fitoi ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’.