Ndjenjat e Julia Roberts u lënduan nga fotoja që postoi me Emma Roberts

Një foto e  Xhulia Robert, e cila po luan me letra me mbesën e saj ka ngjallur mjaft kritika në rradhët e fansave për aktoren.

Aktorja e Pretty Woman shfaqet në fakt, me veshje informale dhe pa make up. E bukur, por si duket jo për të gjithë.

“Po plakesh keq. Dukesh si burrë. Je e tmerrshme”, kanë qenë disa nga komentet te fotoja e saj..

E ftuar në emisionin e Oprah Winfrey, aktorja ka lënë edhe një përgjigje për mllefin e komentuesve.

“Unë jam një grua 50 vjeçare dhe e di se kush jam, dhe ende ndjenjat e mia u lënduan”, shtoi Roberts. “Isha e trishtuar që njerëzit nuk mund ta shihnin, ëmbëlsinë,  gëzimin absolut të shkëlqyeshëm të asaj fotoje. Mendova, ‘Po sikur të isha 15 vjeç?

Numri i personave që janë ndjerë të autorizuar të bëjnë komente për pamjen time, duke qenë se ata po plaken mirë dhe se unë dukem si një mashkull më ka tronditur dhe suprizuar për mënyrën sesi më bënë të ndihesha”, tha aktorja.

/Ora News.tv/

 

Share With:
Translate »
560 Views